Besa kthehet e pamposhtur nga Autokomanda, Arsimi barazoi me Pelisterin në Reçicë të Madhe – Shqip

by admin
Spread the love

Një fitore e vendasve, katër barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësej 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.

Lideri në renditjen e tabelës besa e Dobërdollit  kthehet e pamposhtur  edhe nga ndeshja me Skopjen, që u zhvillua në stadiumin “Hekurana” në lagjen e Autokomandës në Shkup. Edhe pse skuadra nga Dobërdolli  konsiderohej favorite megjithatë duhet të mbetet e kënaqur me pikën e fituar kur dihet se pikërisht në këtë stadium vendasit dine edhe të befasojnë. Si do që jetë Besa edhe pas kësaj jave vazhdon të mbanë pozitën e liderit në Ligën e dytë.

Në stadiumin e Reçicës së Madhe , ekipi I Arsimit me  një lojë solide  arriti të barazon me  ekipin favorit  Pelisterin e Manastirit. Skuadra  mysafire  ishte në epërsi  deri në  çerekun e fundit të ndeshjes  kur   pas  një asistim të Shpend Asanit,  Ensar Luma  shënoi për barazim 1-1 që rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar  i kësaj ndeshje.

Fitore  të rëndësishme në  cilësinë e mysafirit ka shënuar  Bashkimi në transfertë kundër Karaormanit në strugë me rezultat  2-1.

Fitoren e vetëme  si vendas e ka shënuar Detonit Pllaçkovica kundër Osogovës  3-0 dhe tani me 19 pikë është pozitën e dytë. Në transfertë kanë fituar edhe Bellasica, kundër Kamenica Sasa  3-2, Ohri kundë Novacit në Manastir  3-1, ndërsa  dy takimet  tjera  Kozhufi – Pobeda  dhe Vardari – Teteksi kanë përfunduar me barazim pa gola 0-0.

Rezultatet e javës së 9-të: Skopje  –  Besa  0-0, Arsimi – Pelisteri 1-1Detonit Plaçkovica  – Osogova 3-0, Kamenica Sasa – Bellasica 2-3, Karaormani – Bashkimi 1-2, Kozhufi – Pobeda 0-0, Novaci – Ohri  1-3  Vardar Negotinë – Teteksi 0-0.

Tabela : 1, Besa  me 22 pikë, 2. Detonit Pllaçkovica 19, 3. Ohri 19, 4.Pelisteri 18, 5.Kozhufi 16, 6.Bashkimi 15, 7.Bellasica 15, 8. Teteki 14, 9. Pobeda 12, 10.Arsimi 10, 11,Novaci 10, 12.Skopje 9, 13.Vardari 7, 14. Osogova 7, 15. Kamenica Sasa 6, 16.Karaormani 4 pikë

Në xhiron e 10-të, më 29 tetor në ora 14:99, takohen:  Bashkimi – Vardari, Bellasica – Detonit Pllaçkovica, Besa – Arsimi,  Novaci – Kamenica Sasa, Ohri – Pelisteri,  Osogova – Kozhufi, Pobeda – Karaormani, Teteksi – Skopje/KlanMacedonia

You may also like