BERLIN – Steinmeier: Gjermania refuzon ndërrimin e kufijve nga Rusia

by admin
Spread the love

BERLIN, 30 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka dënuar referendumet e mbajtura në katër territoret ukrainase dhe aneksimin e tyre nga Rusia.

“Ne nuk do t’i pranojmë këto rezultate të pretenduara, nuk do t’i pranojmë këto ndërrime kufijsh”, deklaroi sot Steinmeier në një ceremoni të organizuar me rastin e Ditës së Unitetit Gjerman, në pallatin “Bellevue”.

“Regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin po e nxit më tej përshkallëzimin e konfliktit”, tha ai.

Steinmeier tha se Gjermania duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën financiarisht, politikisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Kjo luftë është gjithashtu një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe ndaj vlerave të demokracive liberale, si dhe ndaj vlerave tona”, theksoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like