BERLIN – Scholz siguron Zelensky për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 mars /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbështetjen e vazhdueshme në sferën ushtarake.

“Gjatë një bisede telefonike me Zelensky, Scholz diskutoi situatën politike, ushtarake dhe humanitare në Ukrainë”, sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit.

Ai e siguroi atë se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

Dhoma e Ulët e parlamentit, Bundestagu kundërshtoi sot sërish dërgimin e menjëhershëm të raketave “Taurus” në Ukrainë me një shumicë të madhe votash.

Mocioni i opozitës konservatore për të transferuar sistemin e armëve me rreze të gjatë “pa vonesë” nuk arriti të miratohet.

Scholz ka planifikuar të takohet nesër me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak Donald Tusk në Berlin, në sfondin e mosmarreveshjeve franko-gjermane lidhur me politikën e Ukrainës.

Në një deklaratë të fundit, Macron nuk e përjashtoi mundësinë e dislokimit te trupave në terren në Ukrainë, të cilën Scholz e kundërshtoi publikisht në disa raste.

“Si kancelar gjerman, unë nuk do të dërgoja ushtarë nga Bundeswehr-i ynë në Ukrainë”, tha Scholz në një reagim pas deklaratës së Macron. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like