BERLIN – Högl: Ushtria gjermane po përballet me mungesa në radhët e personelit

by admin
Spread the love

BERLIN, 12 mars /ATSH-DPA/- Forcat e armatosura të Gjermanisë po përballen me probleme të rëndësishme të personelit ndërsa radhët ushtarake plaken dhe ushtria lufton për të fituar rekrutë të rinj, sipas një raporti të paraqitur në parlament.

“Pavarësisht njoftimit të kancelarit, Olaf Scholz në vitin 2022 për investime të reja në mbrojtje, ushtria vazhdon të luftojë me mungesat e pajisjeve dhe problemet e infrastrukturës”, sipas komisionerjes gjermane për forcat e armatosura, Eva Högl.

“Radhët ushtarake vazhdojnë të plaken”, shkroi Högl në raportin e saj vjetor të vitit 2023, i cili u botua në Berlin.

“Mungesat e pajisjeve përfshijnë gjithçka nga pajisjet e rënda deri te pjesët e këmbimit”, tha Högl.

Scholz njoftoi një fond special prej 100 miliardë eurosh (109 miliardë dollarë) për të ripajisur ushtrinë në një fjalim menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Scholz e quajti pushtimin një pikë kthese (“Zeitenwende”) dhe premtoi se Gjermania do të rindërtonte ushtrinë e saj.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like