BERLIN – Gjermania lehtëson dhënien e nënshtetësisë për të huajt

by admin
Spread the love



BERLIN, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të ligjit të shtetësisë që do t’i lejojë njerëzit të marrin më shpejt shtetësinë gjermane, duke zgjeruar gjithashtu të drejtën për të patur një pasaportë të dyfishtë (deri tani e rezervuar vetëm për qytetarët e BE-së dhe zviceranët).

Pra do të mjaftojnë pesë vjet qëndrim në Gjermani, dhe jo më 8 të nevojshme deri më tani, për të aplikuar për shtetësinë gjermane.

‘’Me këtë reformë u themi të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, shpesh prej dekadash dhe që respektojnë ligjet tona, se këtu janë në shtëpi. Ju i përkisni Gjermanisë”, theksoi kancelari Olaf Scholz në një video-mesazh.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakReshje intensive shiu të shtunën, Peleshi: Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate


You may also like