BERLIN – Baerbock: Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën, por të gjithë bashkë sdo e lejojmë atë

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përsëriti angazhimin e vendit të saj për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin synon të “shkatërrojë” vendin gjatë pushtimit të tij të nisur pothuajse dy vjet më parë.

“Fakti që plani origjinal i Putinit për të kapur Kievin dhe për të vrarë, zhvendosur ose nënshtruar mbi 40 milionë njerëz ishte i pasuksesshëm është për shkak të guximit të jashtëzakonshëm të ukrainasve që janë të vendosur të mbrojnë vendin e tyre”, theksoi Baerbock.

”Kësaj mburoje i atribuohet edhe “mbështetja jonë, si ajo e shumë vendeve të tjera, që bëjnë atë që është njerëzore: të ndihmojnë viktimën, në vend që të mbyllin një sy, gjë që do të ndihmonte sulmuesin”, shtoi ministrja gjermane.

”Situata aktuale në territoret e pushtuara nga Rusia dhe vendet e pambrojtura në Ukrainë ilustron se çfarë do të kishte ndodhur me të gjithë vendin dhe shtetet fqinje si Moldavia nëse Bashkimi Evropian dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk do të kishin qëndruar fort në anën e ‘Ukrainës”, sipas Baerbock. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like