BERLIN – Baerbock paralajmëron sërish për rrezikun e sulmit izraelit në Rafah

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 mars /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përsëriti shqetësimet e saj për sulmin e planifikuar izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës gjatë fjalimit të saj në parlament.

Rafah strehon rreth 1,5 milionë njerëz që kanë ikur nga bombardimet izraelite dhe operacionet tokësore në Gaza.

“1.5 milion njerëz në Rafah nuk mund të zhduken thjesht në ajër”, tha Baerbock.

“Jam skeptike nëse forcat izraelite do të mund të mbrojnë civilët gjatë ofensivës atje”, tha ajo.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë me sulmin në Rafah, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare.

Baerbock bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim humanitar në konflikt.

Ministrja e Jashtme gjermane tha se armëpushimi ishte i nevojshëm për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë që mbahen nga militantët palestinezë në Gaza, si dhe për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dëshpërimisht të nevojshme.

“Ne duhet të sigurohemi që kjo dramë të përfundojë më në fund për të dyja palët”, tha Baerbock.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like