Berisha zbulon të vetmin mesazh që i ka dërguar Rama

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore, e ka cilësuar kreun e qeverisë Edi Rama shkatërrimtar të kryeqytetit duke u ndalur te beteja për teatrin kombëtar. Ai u shpreh se vetëm njëherë, kreu i qeverisë i ka dërguar një mesazh në jetën e tij.

“Edi Rama është shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti që rrezaton në të gjithë kombin. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Bënë një betejë epike artistët për teatrin, e zhduku teatrin ai. Në Paris në një rrugë është teatri romak me tullë të kuqe. Nuk është funksional por mjaft i ruajtur. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh të këtyre përmasave pa jetë. Pa kurrfarë jete.

Më ka dërguar vetëm njëherë në jetën e tij në mesazh kur unë i përçmova pllakat e gurit të cilat janë tani 50 gradë. I hoqi qytetit sheshin, ok mund ta hiqte. Por mund ta bëje me nënkalime. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar ngushtica. Tirana është problematike për infrastrukturën e rrugëve. Tani mori stadiumin. I papërmbajtur në korrupsionin e tij. Përveç Edi Ramës nuk kam dëgjuar njeri tjetër të lavdërojë këtë stadium”, tha Berisha.

Ai tha se Rama është armik i trashëgimisë kulturore dhe tashmë sipas tij i është vërsulur parkut të Butrintit. “Kishte një projekt shumë më të mirë. Në rast se ka një armik të dytë të egër, identiteti, trashëgimia kulturore e Tiranës, është Edi Rama. Tani i është vërsulur parkut të Butrintit që është pasuri kulturore dhe kombëtare, e pakrahasueshme. Është në rrafshin natyror, nuk ka asgjë më madhështrore me atë natyrë që ka. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet kepi.

Dhe unë ju them janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar me fondin shqiptaro amerikan dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve. Jam zhgënjyer kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar”, u shpreh ai.

You may also like