Berisha s’i ndahet akuzave për Ballukun: Kjo që u bë zëvendëskryeministre mobilon zyrën me 200 mijë euro

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarë në Mirditë, nuk i ka ndalur akuzat ndaj Belinda Ballukut, e cila sot mori zyrtarisht postin e zëvendëskryeministres.

Kreu i PD-së tha se Balluku e cila mori zyrtarisht postin e zëvendëskryeministres, mobilon zyrën me 200 mijë euro.

Gjatë fjalës së tij, Berisha më tej tha se nuk do të ndalet deri sa informaliteti dhe vjedhja të marrë fund.

“Duhet të jemi të bindur, ose një shoqëri e civilizuar dhe demokratike. Ju e dini shumë mirë, kanuni e ka pasur plus minuse, por barazinë e ka pasur. Ai ligj i vendosi shqiptarët të barabartë.  Krahas asaj që do bëjmë gjithçka që të mos largohen, ne do bëjmë gjithçka për të hetuar lindjet dhe për të shtuar popullatën. Do çlirohet biznesi. Numri i bizneseve ka zbritur në 110 mijë nga 200 mijë. Energjinë që e merrnin me 60 lekë megavatin, tani i merret me 180 dhe u thuhet se i kanë hequr taksat. Këta kanë informalitet dhe vjedhje. Këto do marrin fund. Ku do i gjejmë paratë. Mund të pyesin bashkëbiseduesit ku do gjenden paratë. Nuk do ndërtojmë rrugë me 20 mln euro për kilometër. Nuk do mobilojmë zyrat me 200 mijë euro. Kjo që u bë zëvendëskryeministre, 200 mijë euro zyrën. A e imagjinoni këtë? Nuk do udhëtojë kryeministri me avion privat. Qeveria austriake e ka ndaluar udhëtimin e ministrave me bussines class, vetëm economic. Çfarë bëhet me këto para”, tha më tej Berisha.

You may also like