Berisha: Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme, do të realizojmë votën e emigrantëve, për të rikthyer PD në pushtet

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, duket se synon zgjedhje të parakohshme në vend, ku gjatë “Foltores” së tij të parë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, Berisha tha se demokratët do të angazhohen që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Do të punojmë sa më shpejt për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme dhe rikthyer partinë e idealeve tuaja në pushtet për procese të mëdha transformuese të Shqipërisë, integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe shndërrimin e tij në një vend të zhvilluar”,-tha Berisha.

Ndërsa shtoi se vota e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe kudo do të jetë përparësi, duke u premtuar se në zgjedhjet e ardhshme do të mund të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë për katër vite.

Kështu që do të kenë rolin e tyre në zhvillimin e vendit.

Vota e emigrantëve do të jetë përparësia e parë e Partisë Demokratike. Zgjedhjet e ardhshme ju do të votoni aty ku jeni për kandidatët që doni. Një kuadër i ri ligjor do të hartohet për tërheqjen e investimeve nga emigracioni dhe diaspora jonë. Investimi i tyre përbën një potencial të jashtëzakonshëm për shpejtimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ju garantoj se në çështjet e bashkëpunimit me emigracionin shqiptar, angazhimi i tij do të jetë një përparësi kryesore e PD në pushtet”,-shtoi Berisha.

You may also like