Berisha: Notën ma vini ju gazetarët! Penalltia? E kisha studiuar Insigne

by admin
Spread the love

Etrit Berisha nuk ia doli të festonte kundër Napolit, edhe pse priti një penallti të goditur nga Lorenzo Insigne në pjesën e dytë. Portieri i Torinos dhe kombëtares shqiptare theksoi se e kishte studiuar kapitenin e Napolit, ndërkohë që më pas analizoi sezonin e Torinos, duelin me skuadrën e Spalletti dhe praninë e shumtë të tifozëve të “Demave” në duelin e fundit.

“E kisha studiuar dhe vendosa të hidhesha në të djathtën time, sepse ai i kishte gjuajtur 5-6 penalltitë e fundit në atë kënd. Më pas më ndihmoi edhe fati, pasi në çdo rast nuk është e lehtë ta arrish atë top”, ka thënë fillimisht Berisha në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Më tej portieri shtoi: “Për mua 4 maji ishte një lloj emocioni që nuk e kam ndjerë kurrë më parë. Të shihje kaq shumë njerëz në stadium ishte një gjë shumë e bukur për t’u përjetuar. Të jep dëshirën për të luajtur në një ekip që përpiqet t’i afrohet atij niveli. E kisha përgatitur veten, por sërish nuk do ta imagjinoja të isha mes aq shumë tifozëve. Është një surprizë që e rrit ndjenjën e përkatësisë.

Kundër ekipeve të forta, Torino nuk është shpërfytyruar asnjëherë si në cilësi ashtu edhe në temperament. Madje edhe me Napolin, një skuadër që më bëri përshtypje më shumë se Milani e Interi, ne luajtëm në një nivel. Në pjesën e parë ata nuk rrezikuan në asnjë moment, kurse ne e bëmë me Belotti dhe Ospina ishte gati”.

“Ne bëmë lojën që duhet të bënim. Ata kanë shumë lojtarë që janë në gjendje të bëjnë diferencën dhe pjesën e dytë krijuan më shumë, edhe për shkak se ne ramë disi fizikisht. Gjithsesi ne qëndruam në lojë gjithë kohën. Ishte një ndeshje e vështirë në të gjitha anët. Donim të vazhdonim serinë pozitive dhe mund t’ia kishim dalë pa atë devijim fatkeq të Djidji në goditjen e Fabian Ruiz”.

“Nota për sezonin tim? Më mirë ta lë në dorën e gazetarëve… Në përgjithësi mendoj se është një vit i mirë për Torinon. Mund të fajësojmë veten për shumë pikë të lëna në minutat e fundit. Mund të kishim luftuar për Europën”, përfundoi Berisha intervistën e tij. / oversport.tv

You may also like