Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shijojnë shëtitjet më djalin e aktorit në Santa Monica

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dukeshin si dy prindër të dashur teksa dolën me djalin e aktorit në Santa Monica të enjten.

Ylli i popit, 52 vjeçe, dhe fituesi i çmimit “Oscar”, 49 vjeç, mbajtën duart me butësi teksa ecnin pranë Samuelit, 10 vjeç, të cilin Ben e ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, 49 vjeç.

Lopez dukej elegante si kurrë më parë, e veshur me një bluzë me lule me mëngë, xhinse blu të ngushta dhe një rrip elegant të gjelbër të errët nga marka “Gucci”, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Ain’t Your Mama” i mbajti sytë e saj të mbrojtur nga dielli me një palë syze dielli me ngjyrë të gjelbër dhe i lidhi flokët e saj brune në stilin bisht.

Ndërkohë, aktori i “Gone Girl” dukej i shkëlqyeshëm me një këmishë ngjyrë të hirtë të veshur mbi një bluzë blu dhe një palë xhinse të zeza.

 

Një burim i afërt me çiftin – të cilët rindezën romancën e tyre në vitin 2021, pasi anuluan fejesën e tyre në vitin 2004 – tha se tani po flasin për mundësinë e martesës.

Ben dhe Jennifer janë ‘të përkushtuar për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të përjetshme’, vazhduan ata.

 


You may also like