Bëmë atë që ishte e nevojshme, ishte përgjegjësi morale të ndalonim mizoritë e Millosheviqit! – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s, 25 vite më parë, nuk është shkak për festë.

Në një reagim në platformën “X”, ambasadori gjerman thotë se NATO bëri atë që ishte e nevojshme, me qëllim parandalimin e gjakderdhjeve dhe mizoritë e mëtejshe nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.

Tutje Rohde shkruan se ishte përgjegjësi morale dhe edhe sot i qëndrojnë atij vendimi.

“Përvjetori i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s 25 vjet më parë nuk është shkak për festë. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde në “X”.

25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Më 24 mars bëhen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

/Reporteri.net

You may also like