Bellai debuton me fitore, Anthony dhe Kaçori ndëshkojnë Kastriotin

by admin
Spread the love

Arian Bellai debuton me fitore në krye të pankinës së Bylisit, pasi skuadra e tij ka mposhtur 2-0 në shtëpi Kastriotin. Pjesa e parë ka qenë e luftuar, por kanë munguar rastet për shënim në të dyja kampet. Në pjesën e dytë vendasit kanë zhbllokuar sfidën me Anthony dhe pak minuta më vonë kanë dyfishuar shifrat me Kaçorin. Kastrioti është munduar të reagojë, por pa krijuar raste të pastra në portën kundërshtare.

Përfundon ndeshja në “Adush Muça”. Bylis nis me fitore aventurën në Abissnet Superiore, pasi ka mposhtur 2-0 Kastriotin.

LIVE Bylis-Kastrioti 2-0

90’ Bylisi administron rezultatin, ndërsa Kastrioti nuk arrin dot që të rrezikojë portën e ballshiotëve

85’ Goditje këndi për Kastriotin. Krutanët rrezikojnë, por goditja e miqve përfundon mbi kuadrat

82’ Kastrioti hidhet në sulm, por nuk arrin që të depërtojë dot në mbrojtjen e Bylisit

76’ Kastrioti duket se është shokuar nga goli i dytë dhe nuk arrin që të reagojë. Ashpërsohet edhe loja, pasi futbollistët e të dyja skuadrave bëjnë disa ndërhyrje të ashpra ndaj kundërshtarit

69 GOOOLL Luis Kaçori shënon golin e dytë për Bylisin.Kundërsulm i skuadrës vendase që finalizohet në gol nga Kaçori

65’ GOOOOL Bylis. Ka festë në Ballsh. Anthony kalon në avantazh vendasit. Sulmuesi brazilian depërton mirë në zonën e Kastriotit dhe me një goditje të zgjuar shmang portierin Sali duke zhbllokuar edhe rezultatin e takimit

57’ Bellai përforcon sulmin dhe hedh në fushë Qardakun në vend të Reçit

51’ Skuadrat luftojnë në çdo cep të fushës dhe asnjëra nuk arrin që të dominojë tjetrën. Mungojnë rastet e pastra si për vendasit edhe për miqtë

LIVE Bylis-Kastrioti 1-0

Nis pjesa e dytë në “Adush Muça”, Bylis dhe Kastrioti në kërkim të fitores

KOMENTI LIVE:

45+2′ Përfundon pjesa e parë

32’ Sërish rrezikshëm Bylis. Një goditje në limitet e zonës nga Beji ndalet nga portieri i Kastriotit

30’ Bylis i shkon pranë golit me një goditje nga distanca

25′ Zogaj bën një ndërhyrje të gabuar, arbitri nxjerr nga xhepi kartonin e verdhë.

15′ Ka pretendim për një 11-metërsh në favor të Kastriotit për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari i takimi e konsideron gjithçka si të rregullt

11’ Vjen edhe kartoni i parë i takimit, Maçolli ndëshkohet me të verdhë

6’ Mundësi e mirë për vendasit që kanë shansin të prishin ekuilibrat, por devijimi e çon topin në këndore

Starton ndeshja Bylis-Kastrioti të cilën mund ta ndiqni live në Oversport 3

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Haremi, Trumçi, Damçevski, Preka, Lorran, Maçolli, Ruçi, Qoshku, Rodrigo, Kacorri, Barboza. Trajner: A.Bellai

KASTRIOTI: Sali, Selmani, Dida, Karakaçi, Çela, Rami, Kodra, Zetuna,  Greca, Zogaj, Ajazi.  Trajner. E.Çela

You may also like