BELGJIKË – Rihapen lokalet pas rënies së numrit të rasteve me Omicron

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria belge vendosi të premten lehtësimin e masave kundër Covid-19 në restorante, klube nate, bare dhe ambiente kulturore pas kulmit të valës së infeksioneve Omicron.

Nga e premtja e ardhshme, belgët do të jenë në gjendje të frekuentojnë përsëri klubet pasi ato do të rihapen dhe koha e mbylljes së detyrueshme për baret dhe restorantet do të hiqet, sipas ekspertëve të qeverisë.

Ndërsa, fëmijët e moshës 12 vjeç e lart nuk do të duhet të mbajnë maska në shkollë dhe katër ditët e detyrueshme në javë, për të punuar nga shtëpia do të jetë një rekomandim dhe jo një detyrim.

Numri i infeksioneve të reja ditore ka shënuar një rënie në vendin me një popullsi prej rreth 11.5 milion banorësh. Shifrat e infektimit të së premtes ranë 44% krahasuar me javën e kaluar.

Numri i pacientëve në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është gjithashtu në rënie, megjithëse ka pasur më shumë vdekje për shkak të Omicron ditët e fundit. Shkalla e incidencës dy-javore është rreth 4 000 infeksione për 100 000 banorë. //a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like