BELGJIKË – Fja: Fermerët po përgatiten për bllokadën totale të Brukselit

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Federata e Fermerëve të Rinj të Belgjikës (Fja) kërcënon me bllokadë totale të Brukselit “në ditët në vijim”, duke thënë se është “e vendosur të intensifikojë demonstratat dhe duke mos përjashtuar bllokimin e qendrave të shpërndarjes në shkallë të gjerë’’.

Federata nuk ka shpallur ende një datë për fillimin e bllokimit total të kryeqytetit, por tregon se “mund të ndodhë që të mërkurën ose të enjten”.

Ditët e fundit, fermerët belgë kishin shprehur tashmë gatishmërinë e tyre për t’u mobilizuar me traktorë në Bruksel të enjten më 1 shkurt, që përkon me samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakStano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun


You may also like