Bekteshi: Nga 1 janari do të kemi furnizim me gaz natyror për qytetarët, industrinë dhe institucionet

by admin
Spread the love




Në thirrjen publike të ESM deri më tani janë pranuar dy oferta, por ftojmë të interesuarit dhe të gjithë ata që kanë mundësi të furnizojnë me gaz natyror në vendin tonë që deri në fund të ditës të paraqesin oferta, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Përmes një procedure transparente, theksoi Bekteshi, kush do të ketë një ofertë më të mirë, kush do të ketë siguruar sasitë, sigurisht që do ta fitojë thirrjen publike.
“Më e rëndësishme është që qytetarët dhe industria të furnizohen në vazhdimësi me gaz natyror, duke përfshirë edhe funksionimin e termocentraleve”, tha Bekteshi.

Nga 1 janari, theksoi Bekteshi, do të kemi furnizim me gaz natyror për qytetarët, industrinë dhe institucionet.

– Kompanitë tona janë të ftuara të konkurrojnë në thirrjet publike, të cilat janë transparente dhe të hapura. Ne nuk mund të vazhdojmë të kemi vetëm një furnizues për 30 vjet. Nuk ka shantazh, ka vetëm diversifikim dhe realizim të përcaktimeve si shtet në ekonominë e tregut, tha Bekteshi.


You may also like