Bekteshi: Edhe për 35 denarë rritet çmimi blerës i duhanit, sjellim vendime në interes të kultivuesve të duhanit

by admin
Spread the love

Çmimi blerës i duhanit të klasit të parë, duhan “aromatik” nga rekolta për vitin 2023 do të jetë më i lartë për plotësisht 35 denarë, kumtoi Ministria e Ekonomisë. Vendimi është miratuar në mbledhje të Qeverisë dhe për të në Fejsbuk kumtoi ministri Kreshnik Bekteshi.

Siç informoi Ministria e Ekonomisë, ky vendim pas mendimit të tyre u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Me këtë vendim miratohet kërkesa e Kombinatit të duhanit SHA Prilep për rritje për 35 denarë të çmimit blerës të duhanit të klasit të parë, duhan “aromatik” nga rekolta për vitin 2023, t’u paguhet kultivuesve të duhanit. Sjellim vendime në interes të kultivuesve të duhanit”, theksoi ministri Bekteshi.

MARKETING



You may also like