BEJRUT – Zëvendësshefi i Hamasit, al-Aruri vritet në një shpërthim në Bejrut, reagim i ashpër i Libanit

by admin
Spread the love

BEJRUT, 2 janar /ATSH-DPA/ – Zëvendësshefi i Hamasit, Saleh al-Aruri është vrarë në një shpërthim në Bejrut, sipas burimeve të Hezbollahut.

Stacioni televiziv ”Al-Manar”, i lidhur me Hezbollahun gjithashtu raportoi se Al-Aruri, zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, i cili jeton në Bejrut, kishte vdekur.

Pamjet treguan të paktën një makinë që digjej pranë një rruge të frekuentuar pranë skenës së shpërthimit në një periferi të konsideruar si një bastion i milicisë libaneze të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Shpërthimi ndodhi në prag të përvjetorit të tretë të vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), i cili vdiq në një sulm me dron amerikan në Irak në vitin 2020.

Gjenerali i lartë iranian Sejed-Rasi Mousavi gjithashtu u vra kohët e fundit në një sulm ajror i dyshuar izraelit në Siri.

Kryeministri i përkohshëm libanez, Najib Mikati dënoi Izraelin për shpërthimin në Bejrut.

“Shpërthimi është një krim izraelit që synon qartë të sjellë Libanin në një fazë të re konfrontimesh pas sulmeve të vazhdueshme të përditshme në jug”, tha Mikati, duke iu referuar përshkallëzimit të dhunës në kufirin me Izraelin midis Hezbollahut dhe forcave izraelite.

Ai tha se shpërthimi tregoi se Izraeli po përdorte eksportimin e dështimeve të tij në Gaza, duke shtuar se kishte një implikim të qartë për Libanin në “përpjekjet e ngatërruara për të hequr spektrin e luftës nga vendi”.

Arsyet e sakta pas shpërthimit fillimisht mbeten të paqarta, megjithëse ka dyshime se ishte një vrasje e shënjestruar e kryer ose e sanksionuar nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite nuk komentoi mbi raportet kur iu kërkua një deklaratë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like