Bejko: Berisha “ujk” dhe “kamikaz” politik, kërkon të përdorë revolucionin dhe militantët për të ardhur në pushtet

by admin
Spread the love

Anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka komentuar ditën e djeshme situatën politike brenda selisë blu, ndërsa është ndalur në akuzat e Berishës kundër Bashës, teksa ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit demokrat. Ndërsa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Bejko e ka cilësuar ish-kryeministrin Berisha si një ujk politik, ndërkohë që ka thekura se gjuha e ashpër e përdor prej ish-liderit të PD është një manovër për të afruar pranë vetes militant të dëshpëruar. Sipas tij, Berisha kërkon të përdorë revolucionin dhe militantët për të ardhur në pushtet.

“Ujkut politik nuk mund ti kërkohet të sillet si qingj politik. Berisha ka strategji dhe ligjërim politikë që i ka kaluar koha. Perspektiva e revolucionit nuk është strategjia për të ardhur në pushtet, por është perspektiva e negociatave ajo që e sjellë Berishën në pushtet. Vetë Berisha në opozitën e kaluar, nuk erdhi me protesta të pafundme, ai erdhi në pushtet në kohën që u fut në rrjetin institucional të të bërit politik. Berisha këtë ligjërim politik kaq të ashpër e bën se e ka në natyrën e tij, por edhe se do të afrojë militant të dëshpëruar rreth vetes”, deklaroi ai.

Më tej, zoti Bejko i cilësoi veprimet e Berishës si akt “kamikaz”, ndërsa theksoi se SHBA e ka shpallur “Non Grata” bazuar në argumente.

“Nuk mendoj se është duke treguar forcë por mendoj se është duke bërë një akt kamikaz sepse SHBA nuk janë as “Fushë- Kruja” as Memaliaj, SHBA janë një fuqi botërore të cilët kanë procedurat e shpalljes “Non Grata’, kështu që ata e kanë argumentuar vendimin e tyre. Është idiotësi t’u thuash të na jepni prova. SHBA është një aleat strategjik dhe nuk mund që PD të kërkojë pushtetin por nga ana tjetër e izoluar. Vetëm ambasadorja amerikane deklaroi se nëse Berisha merr partinë, PD do të jetë e izoluar nga SHBA”, u shpreh ai.

Ndërkohë Bejko është shprehur se lëvizja e Berishës është për interesa personale dhe për të bunkerizuar PD.

You may also like