Befason Jori Delli, rrëfen takimin e parë me Olta Gixharin jashtë shtëpisë së BBV: Si barbone…

by admin
Spread the love

Jori Delli, modelja shqiptare, e cila u bë mjaft e njohur për publikun vendas falë pjesëmarrjes së saj në reality show-n ‘Big Brother VIP’ duket se po i shijon ditët e saj të para jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E ftuar së fundmi në emisionin ‘Fan Club BB VIP’, ajo tregoi se çfarë ka bërë 3 ditët e para që ishte jashtë Big Brother.

“Gjëja e parë që kam bërë pasi kam dalë nga Big Brother VIP ka qenë 3 ditët e para në shtëpi me telefon në dorë”, u shpreh modelja e njohur, r cila u ngacmua nga moderatorja Megi Pojani edhe për takimin me aktoren e njohur, Olta Gixhari, ku ishin maskuar që mos t’i njihnin fansat e tyre.

Jori tregoi se vjehrra e Oltës e ka shtëpinë 5 minuta larg të sajës dhe e kishin lënë të takoheshin, ndërsa me të folurën e saj karakteristike bëri të qeshë edhe të ftuarit në studio, duke i vënë aktores epitetin ‘barbone’.

“Kemi qeshur me lot, Olta si barbone, e maskuar ashtu. Pastaj dolëm në TikTok dhe u bëmë virale. Gjithashtu ironizuam me zarfin e zi dhe bëmë videon me valixhet”, tha Jori Delli në  ‘Fan Club BB VIP’.

You may also like