Befason Asani, zbulon kombëtaren që do ta donte në grup të Evropianit

by admin
Spread the love

Që nga 14 qershori Shqipëria do përfaqësohet në fazën finale të Evropianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë.

Njëri nga lojtarët më meritor që Shqipëria ka arritur në këtë fazë është futbollsiti Jasir Asani.

Në një intervistë të dhënë për Top-Channel, ai ka thënë se në fazën e grupeve do të dëshironte që për kundërshtar ta kishte edhe Gjermaninë, vend ku mikpritës i Euro 2024.

“Gjermaninë do doja. Unë e kam thënë që me këtë grup që kemi besoj se na bie një grup i fortë që t’i tregojmë botës se kush jemi, t’i tregojmë botës që kjo Kombëtare ishte surpriza”, tha Asani.

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet më 2 dhjetor.

You may also like