Bebe Rexha unike në fotosesion për revistën e njohur “Marie Claire Hong Kong”

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive këtë kohë me disa projekte jashtë muzikës.

Ylli i hitit “Meant to Be” pak kohë më parë u bë pjesë e reklamës për radion e famshme “SiriusXN”, pjesë e së cilës ishte edhe prezantuesi i njohur Kevin Hart.

Ndërsa, së fundi 32-vjeçarja ka pozuar për revistën e njohur “Marie Claire Hong Kong”, në fotosesionin e të cilës ajo dukej e veçantë si përherë.

“Faleminderit që më ftuat në ballinën tuaj”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e imazheve që ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria shihet në disa poza dhe veshje të ndryshme, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe, ndërsa vuri në pah format fizike.

Ndërkohë, Bebe kohëve të fundit ka eksperimentuar me pamjen, duke u shndërruar në zeshkane për paraqitjen në komedinë e njohur “Queen Pins”.

Ndryshe, artistja po e shijon edhe suksesin e albumit të fundit “Better Future” që u lansua gjatë këtij viti.


You may also like