Beatrix ka një urim special për Dafinën: Nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim

by admin
Spread the love

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beatrix ka uruar publikisht ditëlindjen e Dafina Zeqirit duke provuar edhe njëherë se vajzat gëzojnë një miqësi të ngushtë.

“Gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje fenomenale. Ambicioze, shumë punëtore, të suksesshme, të lirë dhe të fortë që nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim dhe roli model që je sot. Të dua”, ka shkruar Beatrix.

Vetëm dy ditë më parë, Beatrix publikoi këngën “Ma shumë se ti”, e punuar nga i dashuri i Dafinës, Dj Geek dhe me postimet dhe komentet e shumta Zeqiri tregoi mbështetjen e madhe për të./revistawho.com

 

You may also like