BE shënjestrën gjigantët online! Rregulla të reja për Facebook, Tiktok, Apple dhe Amazon

by admin
Spread the love

Apple, Amazon dhe Meta janë vendosur nën shënjestrën e Bashkimit Europian.

Gjigantët teknologjikë do të kenë dhe gjashtë muaj kohë për t’iu përshtatur rregullave të bashkimit Europian. Duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm ato do të përballen me rregulla të ashpra që janë në favor të përdoruesve.

Pjesë e listës krahas tre kompanive të mësipërme, sipas Deutsche welle, do të jetë dhe Microsoft, shoqëria ombrellë e Google Alphabet dhe koncerni kinez Bytedance, që menaxhon portalin e videove Tiktok.

Komisioni përmend 22 shërbime të këtyre kompanive monopol që duhet t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta. Ndër to bëjnë pjesë App Store i prodhuesit të iPhone-ve Apple si dhe rrjetet online Facebook dhe Instagram të koncernit Meta.  Të prekura janë edhe Google me platformën për video YouTube, browseri i tij Chrome si dhe shërbimi i hartave dhe navigimit Maps.

Ligji i ri për tregjet dixhitale që hyn në fuqi në mars të vitit 2024 synon të pengojë gjashtë sipërmarrjet nga SHBA dhe Kina që të shfrytëzojnë pushtetin në treg. Po ashtu parashikohen dhe gjoba të larta që mund të arrijnë deri në dhjetë përqind të xhiros dhe deri në 20 përqind në rast të përsëritjes së kundravajtjes nëse nuk respektohen rregullat e reja.


Top Channel

You may also like