“BE duhet të jetë më i prerë me Serbinë”, Lekaj: Ndërhyrja e brendshme e Kurtit në Maqedoninë e Veriut nuk është politikë e zgjuar

by admin
Spread the love

Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” theksoi se BE duhet të jetë më i prerë me Serbinë dhe t’ia bëjë të qartë që të heqë dorë nga pretendimet territoriale. Ai shtoi se një mesazh të qartë ndaj Serbisë duhet të ketë edhe për raportin me Rusinë.

“Ballkani është mjaft interesant për BE-në sepse është një regjion që mundohet të përfshihet si i tërë me BE por që kemi divergjenca mes shteteve. Në këtë rast dominon Serbia, e cila ka pretendime dhe mendoj se po e trazon Ballkanin në përgjithësi. Ia vlen të theksohet se BE duhet të jetë i prerë sa i përket Serbisë dhe t’ia bëjë të qartë që të hiqet nga pretendimet territoriale dhe të ndikojë në sigurinë e rajonit. Kosova është e interesuar që të ketë paqe në rajon dhe t’i përmbushë obligimet e veta dhe të integrohet në BE.

Ajo që vlen të theksohet është përafrimi me politikat e Rusisë, në këtë rast Serbia dhe republika Srpska që janë në kundërshtim me politikat e BE-së për të krijuar një stabilitet në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Ajo që vlen të theksohet se me deklaratat e presidentit të Serbisë dhe Dodik mendoj që nuk i ndikojnë me paqen apo me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe duhet t’ju bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë që vijat e komunikimit me Rusinë të ndikojnë negativisht në rajon dhe BE duhet të ndërpriten menjëherë.“, u shpreh ai.

Për sa i përket zhvillimeve të VV në Maqedoninë e Veriut, ai tha se ndërhyrja e Albin Kurtit në shtetin fqinj nuk është një lëvizje e zgjuar.

Sa i përket përzierjes së brendshme në Maqedoni mendoj se nuk është politikë e mençur e kryeministrit Kurti sepse këtë e ka provuar edhe në Shqipëri, dhe e dini se çfarë fiasko ka pësuar. Prandaj duhet të kemi politikat tona të ndërtimit të brendshëm dhe të mos përzihemi në politikat e vendeve të tjera, e sidomos aty ku shtetet janë të brishta dhe në këtë të mos ndikojmë në paqëndrueshmërinë të sigurisë të këtyre vendeve. Është për të ardhur keq se si VV përzihet në fushata të shteteve me të cilat kemi raporte të mira dhe kjo nuk ndikon pozitivisht.”, u shpreh ai.

You may also like