Bayerni ultimatum Alphonso Davies për rinovimin e kontratës

by admin
Spread the love

Bayern Munich i ka dhënë një ultimatum lojtarit kanadez Alphonso Davies. Futbollisti duhet të japë një përgjigje të qartë nëse ka ndërmend të vazhdojë kontratën me klubin deri në javën e ardhshme, shkruan Sky Sport.

Bavarezët i ofrojnë kontratë mbrojtësit të krahut deri në vitin 2029 dhe ai do të marrë një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh.

Kërkesat e Davies, megjithatë, janë për një tarifë më të lartë prej 20 milionë euro. Nëse nuk nënshkruan kontratë të re me Bayernin, do të shitet në verë.

Real Madridi ka qenë i interesuar për lojtarin prej kohësh dhe me siguri do t’i bashkohet luftës për ta transferuar atë.

/GazetaBlic Sport

You may also like