Bayerni në presion

by admin
Spread the love

Lacio e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj do tentojë të ruajë në çdo mënyrë suksesin e takimit të parë karshi Bajernit. Statistikat janë vërtetë “vrastare” mbi shpresat e lacialëve.

Tempulli i bavarezëve është cilësuar gjithmonë si “makthi” i rivalëve jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Ligën e Kampionëve. Më poshtë po ju paraqesim disa nga të dhënat më pikante mes Bajernit dhe Laicos:

FORTESA –”Allianz Arena” ka gjunjëzuar ekipet më të mëdha të Evropës që kanë pasur fatin e keq të zbarkojnë në Gjermani, ku vetëm Real Madrid mund të mburret me shifrat më pozitive. Bajern Mynih nuk ka humbur asnjë nga 12 takimet e fundit si pritës (10 fitore dhe 3 barazime).

UDHËTUESIT –Lacio e ka shijuar suksesin në transfertë vetëm 1 nga 12 prezencat pararendëse. Bilanci i ekipit italian në dy transfertat e fundit merr nuanca negative, disfata.

REKORDMENI –Kapiteni Nojer do ketë shansin e artë të finalizojë ndeshej me numër 114 me fanellën e bavarezëve. Iker Kasijas mban rekordin si lojtari që ka grumbulluar më shumë prezenca me një klub në Ligën e Kampionëve, plotë 150 të tilla. Në harkun e 57 precedentëve, gardiani me numrin “1” te kampionët e Bundesligës e ka mbajtur kuadratin e pastër përgjatë 136 inkuadrimeve në total (Champions).

You may also like