Bayerni bie sërish në “Mewa Arena”, Mainz “asist” Dortmundit

by admin
Spread the love

Humbje e rëndë e Bayern Munchen në Mainz, që pritet t’i kushtojë kreun e renditjes djemve të Thomas Tuchel. Mainz triumfoi 3-1 me përmbysje, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në Bundesliga përballë Bayernit në “Mewa Arena”.

Sadio Mane gjeti golin pas çerek ore lojës, por VAR-i e anuloi. Sulmuesi senegalez nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e 29’ pas krosimit të Joao Cancelos.

Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që e dyta foli totalisht për vendasit, të cilët shënuan 3 herë me Ludovic Ajorque, Leandro Barreiro Martins dhe Aaron Martin.

Bayerni mbetet në kuotën e 59 pikëve dhe mund t’i dorëzojë vendin e parë Dortmundit nëse ia del të fitojë ndaj Eintracht Frankfurt. Edhe takimet e tjera prodhuan shumë gola.

Wolfsburg dhe Koln festuan pas fitoreve 1-5 dhe 1-3 në transferta përballë Bochum dhe Hoffenheim. Ndërkohë, Werder Bremen triumfoi 2-4 në kryeqytet kundër Hertha Berlin.

 

You may also like