Bayern nuk pret verën, paguan tarifë shtesë dhe transferon sulmuesin e Granadës

by admin
Spread the love

Bayern Munich nuk pret verën, por transferon në këtë dritare të merkatos Bryan Zaragozën.

Bavarezët arritën në fillimin e muajit dhjetor marrëveshjen me Granadën për ta transferuar 22-vjeçarin në Mynich verën e ardhshme për shifrën e 15 milionë eurove.

Megjithatë, trajneri Thomas Tuchel kërkon më shumë opsione në repartin ofensiv pas dëmtimit të Coman dhe drejtuesit përshpejtuan transferimin e Zaragozës. Gjermanët paguan edhe 4.5 milionë euro shtesë dhe në këtë formë, Zaragoza do të jetë një futbollist i tyre me të drejta të plota nga 1 shkurti.

Lojtari ka mbërritur në Gjermani dhe do të marrë pjesë në stërvitjen e bavarezëve në përgatitje për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Borussia Monchengladbach. /Supersport


Top Channel

You may also like