Baton Haxhiu habit me deklaratën e tij: Gledis Nano as nuk duhej emëruar, nuk është faji i tij që e shkarkuan

by admin
Spread the love

Analisti Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Gledis Nano nuk duhej emëruar si drejtor i Policisë së Shtetit.

Sipas tij ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës kur Nano drejtonte uniformat blu janë ta papranueshme.

Sipas Haxhiut ai ishte njeriu i parë i sigurisë dhe pas 11 muajsh me gjithë rritjen e kriminalitetit, shkarkimi i Nanos nuk është faji i tij, por i atyre që e kanë emëruar.

“Një njeri që ka 11 muaj dhe bën shkarje të tilla, ai nuk ka hyrë në elemente të sigurisë, të besnikërisë, të bashkëveprimit, të guximit dhe parametrave të tjerë që i duhen njeriut të parë të policisë. E shkarkon kot atë kur e sheh që është gabim, gabimi është i ministrit që nuk e ka zgjedhur njeriun e duhur,” u shpreh Haxhiu.

You may also like