Basha uron ndërrimin e viteve: Të realizohen shpresat për një Shqipëri normale

by admin
Spread the love

Lulzim Basha ka uruar në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve përmes një Tuiteri. Në një mesazh ku ka zgjedhur të qëndrojë jashtë notave politike, Basha uron ndër të tjera relizimin e shpresave për atë që ai e cilëson një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.

“Të dashur bashkëqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë”, shkruan Basha në Tuiter./Opinion.al

You may also like