Basha: I paskan hi ethet Ramushit nga mbështetja e Kurtit në Maqedoni

by admin
Spread the love

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i është përgjigjur Ramush Haradinajt të AAK-së, i cili mbrëmë shkroi një postim në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që mos ti besojnë Albin Kurtit.
Basha ka shkruar se ky reagim vjen si frikë.

“I paskan hi ethet Ramushit kur i ka pa gjithë ata shqiptarë duke e pritë Kryeministrin Kurti, edhe paska dal me status duke iu thanë “mos i besoni.”

Z. Haradinaj, po thu me t’besu ty para Albin Kurtit a? Po thu ti e di më mirë se dhjetëra mijëra qytetarë atje a? Kanë pas kohë me njoftë Kurtin, po edhe ty qe besa bashkë me ata kolegët e tu të parkum në opozitë!

Edhe diçka, kjo është dashnia dhe besueshmëria në Maqedoni, tash mendoje n’Kosovë çka bahet. Edhe është m’u tut pak, ama ilaç s’di që ka. Thonë me t’fryme, po nuk o që ju besoj dorën n’zemër. DashniPërTetovën”, ka shkruar Basha.

MARKETING




You may also like