Barcelona pret Atleticon, trajneri Xavi bën polemikë për orarin: Dielli pengon lojën tonë!

by admin
Spread the love

Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i LaLiga-s, Barcelona ecën e qetë drejt titullit duke qenë se ka një diferencë me 11 pikë nga Real Madrid që e ndjek në vendin e dytë. Gjithsesi, blaugranat të dielën i pret edhe një tjetër provë e cila është për t’u kaluar. Barcelona luan në Camp Nou përballë Atletico Madrid që së fundmi është në një moment shumë të mirë dhe pretendon vendin e dytë.

Sfida është përcaktuar të luhet në orën 16:15, me trajnerin Xavi Hernandez që në konferencë për shtyp bën polemikë në lidhje me orarin. Tekniku i katalanasve pretendon se dielli do të jetë një problem për të zhvilluar lojën që aplikon skuadra e tij ndërsa këto polemika janë në vazhdën e atyre të ditëve të fundit ku Xavi është ankuar për gjendjen e fushave ku ka luajtur Barça.

“Unë kritikohem për gjithçka them. Dielli është bezdisës për ne dhe gjithashtu fusha e thatë nuk na ndihmon në lojën tonë. Nëse në golf fusha nuk është në gjendjen e duhur, atëherë loja nuk zhvillohet. Nuk dua të qëndroj me gojën mbyllur, por do të vazhdoj të insistoj aty ku mendoj se kam të drejtë. Fusha është thelbësore për spektaklin dhe nuk do të ndalem në këtë polemikë”, u shpreh Xavi.

You may also like