Barcelona po përgatitet t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare mesfushorit të Juventusit

by admin
Spread the love

Barcelona thuhet se është gati t’i ofrojë mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, një kontratë dyvjeçare.

Gazetari Ekrem Konur raporton në X, ish-Twitter, se Barcelona është duke përgatitur një ofertë për kontratë dyvjeçare për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportit, oferta vjen me një opsion për t’u zgjatur për një edicion të mëtejshëm.

Marrëveshja e Rabiot në ‘Allianz Stadium’ skadon në qershor 2024, kështu që ai tashmë është në dispozicion për të nënshkruar një marrëveshje parakontrate me çdo klub tjetër përpara një transferimi të lirë gjatë verës.

Juventusi dëshiron ta mbajë francezin në Torino, ndaj së shpejti do të zhvillojë bisedime me agejntët e tij.

Rabiot ishte tashmë afër bashkimit me Barcelonën në vitin 2019, por ai përfundimisht nënshkroi për ‘Zonjën e Vjetër’, duke u transferuar në Torino si agjent i lirë nga PSG. 28-vjeçari ka shënuar 21 gola në 200 paraqitje me gjigantët e Serisë A.

Verën e kaluar, ai nënshkroi një zgjatje të kontratës për një vit pasi shënoi 11 herë në 48 ndeshje në 2022-2023.

/GazetaBlic Sport/

You may also like