Barcelona nuk heq dorë, “peshkon” dy mbrojtësit e Chelsea

by admin
Spread the love

Kohët e fundit ishte zbehur ndjeshëm pista që e çonte Cesar Azpilicuetan te Barcelona. Megjithatë, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, drejtuesit katalanas po shtyjnë shumë për të arritur një marrëveshje për mbrojtësin spanjoll.

Madje jo vetëm me të, pasi Xavi kërkon edhe një tjetër mbrojtës të Chelsea. Bëhet fjalë për Marcos Alonso. Edhe ky është lidhur ngusht me një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërsa të dy lojtarët janë të hapur për një largim nga Chelsea që të transferohen në LaLiga.

Për sa i përket marrëveshjes së Azpilicueta duket si diçka e lehtë për t’u gjetur pas mund të transferohet me parametër zero. Nga ana tjetër situata me Alonso është disi më e komplikuar. Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe dy klubet duhet të gjejnë një marrëveshje për këtë transferim. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like