Barcelona e do me patjetër, por tre klube angleze futen fuqishëm në garë për shërbimet e Nico Williams

by admin
Spread the love

Nico Williams është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me Athletico Bilbao dhe largimi i tij në verë nga klubi bask është i pashmangshëm.

Sulmuesi i talentuar është objektiv kryesor i Barceloinës për repartin e sulmit, por katalanasit po hasin në vështirësi të mëdha për të siguruar shërbimet e tij.

Barça ka probleme të mëdha financiare dhe tashmë kanë mbetur mbrapa skuadrave angleze në luftën për të siguruar kartonin e yllit spanjoll. “Mundo Deportivo” ka raportuar se Nico Williams tani po preferon kalimin në Premier League, ku tre klube të mëdha janë vënë pas tij.

Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë duke kërkuar me ngulm shërbiet e sulmuesit spanjoll, ku gjatë merkatos së verës do të jetë me parametra zero. Të tre klubet angleze janë të gatshmë t’i ofrojnë pagë shumë herë më të mirë se Barcelona dhe kjo është arsyeja që katalanasit kanë mbetur mbrapa në këtë tratativë.

Në 24 ndeshje në total, 21-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 10 të tjerë./h.ll/abcnews.al

You may also like