Barcelona do të konsiderojë shitjen e Raphinhas në verë – dy opsione në tavolinë

by admin
Spread the love

Barcelona transferoi Raphinhan për ta bërë një prej futbollistëve kryesorë, megjithatë forma e tij nuk është mbresëlënëse.

Braziliani kritikohet më së shumti për mos-bashkëpunim me pjesën tjetër dhe shpërdorim të rasteve.

Ndërsa ai vazhdon të jetë i etur për të triumfuar në Barcelonë, “Blaugranët” tani po i afrohen idesë për ta shitur atë nëse marrin një ofertë të mirë. Në çdo rast, ata do të dëgjojnë propozimet, raporton “Sport”.

Opsionet janë aktualisht nga Arabia Saudite dhe Premierliga. Të parët do të kërkojnë të bindin Raphinhan me një ofertë të madhe, ndërsa klubi anglez i interesuar mbetet Manchester United.

Kohët e fundit u përfol se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për një marrëveshje shkëmbimi me Jadon Sancho dhe mund të tentojnë për një marrëveshje të tillë gjatë verës.

U raportua gjithashtu se Barcelona kishte ndonjë interes për Sancho, ndërsa fakti se Deco, i cili ishte agjent i Raphinhas kur u transferua nga Leeds United në “Camp Nou”, është drejtori sportiv që mund t’i “blejë” më shumë kohë anësorit.

Barça pagoi 58 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Barcelona besohet se mund të pranojë oferta vetëm mbi 35 milionë euro për shitjen e reprezentuesit të Brazilit.

You may also like