Barcelona dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin në “Camp Nou” të kolumbianit 20 vjeçar Yaser Asprilla – Shqip

by admin
Spread the love

Barcelona dëshiron të mbyllë që këtë pranverë transferimin në “Camp Nou” të talentit 20-vjeçar kolumbian Yaser Asprilla, që luan me Watford në Angli. Ai është një nga talentet e shumtë që vëzhgon skuadra katalanase, për të cilin konkurrenca është e madhe.

Asprilla, një mesfushor me tipare sulmuese, po bën mjaft përshtypje në kampionat me paraqitjen e tij, duke realizuar 6 gola në 31 ndeshje në Championship këtë sezon. Skuadra katalanase mendon se lojtari është gati të bëjë kapërcimin e madh nga Championship anglez në kampionatin spanjoll.

Për anësorin janë interesuar edhe disa ekipve të Premier League, ndaj konkurrenca do të jetë e fortë. Nëse klubi i presidentit Laporta do të arrinte ta merrte atë, ai do të ishte kolumbiani i tretë pas Yerri Mina dhe Murillo që luan për Barcelona.

Çmimi për kolumbianin, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Watford, po rritet në mënyrë të ekzagjeruar edhe pse është blerë dy vite më parë vetëm për 3 milionë euro. Ekipi anglez nuk është i gatshëm ta shesë për më pak se 40 milionë euro.

You may also like