Barazimi përballë Atalanta-s lë pasoja, Tonali “kritikon” trajnerin Pioli

by admin
Spread the love

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Bergamo pëballë Atalanta-s.

Një barazim që nuk ka lënë shije të mirë te skuadra e Pioli-t, ndërsa Tonali nuk kurseu edhe “kritikat” për trajnerin.

Mesfushori u rikthye nga dëmtimi dhe kërkoi zëvëndësimin që në minutën e 70-të, por diçka e tillë nuk ndodhi.

“Pata fatin e keq që arrita në Bergamo pa minuta në këmbë dhe natyrisht forma ime fizike nuk ishte në kondicionin e duhur. Në minutat e fundit kam luftuar me veten, por nuk kisha çfarë të bëja, kështu që shtrëngova “dhëmbët”. Ajo gjendje ndikoi dhe te momenti që duhej të bëja më mirë, të paktën të provoja portën” – deklaroi Sandro, duke dërguar një mesazh të qartë Pioli-t, i cili e mbajti në fushë edhe pas minutës së 70-të.

Ndërsa mesfushori italian nuk kërkon justifikime për rezultatin dhe në pyetjen, se çfarë duhet të përmirësojë Milani, Tonali foli hapur.

“Mendoj se nuk ndihemi ndryshe, por duhet të kuptojmë se ky është një kampionat tjetër. Sezoni i kaluar ka përfunduar. Eshte gjë normale, pasi fiton “Scudetton”, rikthehesh me entuziazëm. Nuk kishim përqendrimin e duhur, e nisëm sikur të ishte java e 39-të e Serie A dhe jo e dyta. Besoj se ky ishte gabimi ndaj Atalanta-s”. – përfundoi Tonali.


Top Channel

You may also like