Banorët e Big Brother VIP tregojnë se nga çfarë do të hiqnin dorë në emër të dashurisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dashuria i bën nganjëherë njerëzit të ndërmarrim kompromise apo edhe të heqin dorë nga diçka.

Pikërisht për këtë kanë zgjedhur të flasin banorët e “BBV” pasditen e sotme.

Arjola ka treguar se në emër të dashurisë zgjodhi që për shumë vite të hiqte dorë nga karriera e saj.

Nga ana tjetër Einxhel tha se do të braktiste karrierën e saj vetëm në rrethanat kur partneri do jetonte jashtë Shqipërisë dhe është shumë i realizuar profesionalisht atje.

“Nëse karriera e tij do ishte më e rëndësishme atëherë po, në të kundërt do ishte e padrejtë nëse ai do të ma kërkonte këtë”, tha ajo.

Gjatë kësaj bisede vjen edhe një pyetje tjetër nga Igli: A do ta linit shtëpinë për dashurinë?

Banorët u përgjigjën që jo, por Arjola tha se edhe mund ta bënte një veprim të tillë në kushtet kur qëndrimi i saj do të rrezikonte seriozisht dashurinë e supozuar.


You may also like