Banorët e Arras në veri të Francës shijojnë rikthimin e dëborës (fotot)

by admin
Spread the love

Në qytezën veriore franceze të Arras, flokët e dëborës kishin mbuluar sot kalldrëmet e rrugëve qendrore, duke krijuar pamje impresionuese mes arkitekturës së vjetër, edhe pse në disa zona dëbora po shkaktonte probleme trafiku.

Banorët vendas po shijonin fillimisht dëborën e parë për të cilën thonin se shtonte bukurinë e qytetit.

“Për momentin duket bukur, duket se i shton disi ngrohtësinë qendrës së Arras”, tha 27 vjeçarja Clara Journé për rrjetin AFP, teksa zbavitej me miqtë.

Edhe mësuesi Aurélien Loriau, tha se qyteti ngjante më bukur nëse reshjet nuk bëhen të rrezikshme.

“Është bukur një mbulesë e bardhë për rrugët e qytetit, për sa kohë nuk vështirëson kalimin e makinave, siç është mëngjesin e sotëm. Gjithashtu sot nuk paska shumë njerëz dhe është qetë”.

“Është pak më ftohtë se kur ishim të vegjël për përsëri është bukur. Tani bie më rrallë dëborë. Hernë e fundit më duket se ka qenë dy vjet më parë”, shtoi ai per AFP.