Bajram Shala flet për të ardhmen e Gliha si përzgjedhës i Kosovës

by admin
Spread the love

Menaxheri i Përfaqësueses të Kosovës, Bajram Shala ka deklaruar se ardhmja e Primoz Gliha është e varur ekskluzivisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës të Futbollit të Kosovës, raporton Insporti.com.

Shala i pyetur nga gazetari i Shqip Kosova se e ardhmja e Gliha a do të varet nga këto dy ndeshje që Kosova i zhvillon.

Ai ka deklaruar se pozita nuk ia lejon të jep ndonjë koment rreth kësaj pyetje.

“Ashtu siç e thatë edhe ju, pozita ime nuk më lejon të flasë. Për të ardhmen e Gliha mund të vendos vetëm Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, deklaroi Shala, raporton Insporti.com.

Gliha do të jetë përzgjedhës i përkohëshëm i “Dardanëve” pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Kosova nga ora 18:00 zhvillon miqësoren me Jordaninë, në stadiumin “FadilVokrri”.

Kjo është përballja e parë e Kosovës me kombëtaren e Jordanisë. /Insporti.com/

You may also like