babai mbrohet nga arrestimi me fëmijën e rrëmbyer – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një fëmijë 1-vjeçar u përdor si mburojë për të shmangur arrestimin nga një baba 27-vjeçar në Florida.

Siç shihet në video, 27-vjeçari Brandon Leoner, i cili ishte në kërkim nga autoritetet pasditen e 27 shtatorit pas denoncimit për rrëmbim të një fëmije, i bllokuar në parkingun e një fast food-i mban në duar djalin e vogël për të mos u vënë në prangat e policisë.

Sipas dosjes së ngritur ndaj tij, pak më herët 27-vjeçari kishte rrëmbyer me armë fëmijën.

“Ule fëmijën, ule fëmijën” dëgjohet policia që i bërtet 27-vjeçarit, por ai nuk bindet.

Më pas njëri nga tre policët që kishin rrethuar të riun, ka nxjerrë armën paralizuese dhe ka “qëlluar” në drejtim të tij, i cili bie në tokë me fëmijën në krahë.

Policia e mori fëmijën nga krahët e babait të tij 27-vjeçar, teksa ai tentoi të arratisej sërish.

Ndjekjes së 27-vjeçarit i ka dhënë fund një qen policie që e kafshoi dhe që u bërtiste efektivëve “largojeni nga unë”.

“Oficerët bënë gjithçka që mundën për ta shpëtuar shpejt fëmijën nga njeriu jashtë kontrollit dhe për ta arrestuar të dyshuarin. Fatmirësisht, fëmija nuk u lëndua dhe shpejt iu kthye nënës së tij”, tha sherifi Rick Staley pas operacionit. /tesheshi.com/

You may also like