Azovstal – Fabrika ukrainase e shndërruar në fushëbetejë

by admin
Spread the love

Një fotograf ka dokumentuar fabrikën e hekurit dhe çelikut të epokës sovjetike që gjendet në Mariupol dhe ka hedhur dritë mbi fabrikën në këtë qytet, ku pritet të zhvillohet përballja përfundimtare midis Batalionit Azov të Ukrainës dhe forcave ruse.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, që kontrollohet nga Kremlini, separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë avancuar drejt fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal më 19 prill, teksa “grupet sulmuese janë bërë gati që ta sulmojnë këtë fabrikë”.

Tymi shihet mbi fabrikën e hekurit dhe çelikut Azovstal më 18 prill, gati dy muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Luftëtarët ukrainas nga Batalioni Azov, anëtarët e të cilit kanë stema me simbole neo-naztiste, janë bllokuar brenda kësaj fabrike të madhe dhe po përgatiten atë që me gjasë do të jetë një betejë e përgjakshme dhe shkatërruese. Ukrainasit kanë injoruar thirrjet e mëhershme për t’u dorëzuar.

Një fotografi e realizuar më 1978 që paraqet hyrjen e fabrikës Azovstal.
Një fotografi e realizuar më 1978 që paraqet hyrjen e fabrikës Azovstal.

Fabrika Azovstal nisi operacionet më 1933 pasi autoritetet sovjetike zgjodhën këtë vend, që gjendet në bregdet të Detit Azov, për shkak të qasjes së lehtë të transportit në depozitat e mineralit të hekurit. Para nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në këtë uzinë ishin të punësuar më shumë se 10,000 persona.

Një pjesë e fabrikës Azovstal e fotografuar më 1943, pasi u shkatërrua nga forcat naziste gjatë tërheqjes së tyre nga Mariupoli.
Një pjesë e fabrikës Azovstal e fotografuar më 1943, pasi u shkatërrua nga forcat naziste gjatë tërheqjes së tyre nga Mariupoli.

Më 1941, Azovstal u detyrua që të ndërpriste punën, pasi pjesa më e madhe e pajisjeve të fabrikës u transportuan në lindje, për t’i shpëtuar avancimit të forcave naziste në Bashkimin Sovjetik.

Fotografi Viktor Macha.
Fotografi Viktor Macha.

Viktor Macha, një fotograf industrial nga Republika Çeke, ka fotografuar brendësinë e kësaj fabrike më 2016. Macha thotë se përderisa është mësuar që fabrikat e çelikut në mbarë Evropën të mbyllen apo të shkatërrohen me qëllim nga shtetet, granatimet aktuale në Azovtal “janë të egra dhe absolutisht të pakontrolluara”.

Fotografitë e paraqitura në këtë artikull janë bërë nga Macha, kur ai vizitoi Azovstalin më 2016 dhe këto imazhe japin një ide se si do të dukej një betejë në këtë fabrikë, që duket se do të ndodhë shpejt.

Furrat në Azovstal dhe një prej hekurudhave masive që kalon nëpër këtë fabrikë masive.
Furrat në Azovstal dhe një prej hekurudhave masive që kalon nëpër këtë fabrikë masive.

Mariupoli, në Ukrainën juglindore, është shtëpi e dy fabrikave të mëdha të metalit. Fabrika tjetër e çelikut dhe hekurit, Iliç u mor nën kontroll nga forcat ruse në mes të prillit dhe duket se ka pësuar dëme të mëdha. Macha thotë se ai beson se Azovstal, që është fabrikë më e vogël se Iliç, u zgjodh si vend për betejën përfundimtare të luftëtarëve ukrainas, sepse ka “strehimore kundër bombardimeve” të ndërtuara nën këtë fabrikë.

Një punëtor në Azovstal.
Një punëtor në Azovstal.

Edhe pse ai nuk kishte pasur qasje në këto strehimore që gjenden në Azovstal, kur e kishte vizituar këtë fabrikë më 2016, Macha thotë se kur fabrika u restaurua në vitet ’40, pas Luftës së Dytë Botërore, arkitektët sovjetikë “ndërtuan fillimisht strehimoret nëntokë, pastaj rindërtuan fabrikën e çelikut sipër këtyre strehimoreve, kështu që kjo fabrikë të ishte e mbrojtur mirë, por ndoshta jo mjaftueshëm”.

Pajisjet brenda fabrikës Azovstal.
Pajisjet brenda fabrikës Azovstal.

Macha thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet brenda kësaj fabrike të bombarduar rëndë “duhet të jenë një tmerr i vërtetë” dhe shton se “nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë tani Batalioni Azov dhe civilët”.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se më shumë se 1,000 civilë janë strehuar në bunkerët në Azovstal. Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë mohuar se ka civilë brenda kompleksit të fabrikës.

Furrat e fabrikës Azovstal.
Furrat e fabrikës Azovstal.

Fotografi çek ka ndjekur nga afër lajmet që vijnë nga Mariupoli dhe shpreh frikën se “nuk do të mbet shumë nga Azovstali” pas luftimeve.

Një nga kazanët ku bëhet përzirja e metaleve në Azovstal.
Një nga kazanët ku bëhet përzirja e metaleve në Azovstal.

Por, duke pasur parasysh historinë e dhunshme që Azovstal veçse ka kaluar, Macha beson se “për ukrainasit mendoj se një situatë si kjo nuk është asgjë e re dhe ata do ta rindërtojnë Azovstalin, ashtu siç bënë pas Luftës së Dytë Botërore”. Burimi /rel/

Rruga Press

You may also like