AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/3/2024

by admin
Spread the love

MANILA (Filipine) – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takohet me presidentin Ferdinand Marcos dhe ministrin e Jashtëm Enrique Manalo.

GJENEVË (Zvicër) – Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), një agjenci e OKB-së, prezanton raportin e saj për gjendjen e klimës globale 2023.

MILAN (Itali) – Përurimi i ekspozitës Cézanne/Renoir në Palazzo Reale.

PARIS (Francë) – Shërbimi civil organizon ditën e mobilizimit për pagat me thirrjen e tetë sindikatave përfaqësuese.

BAZA AJRORE RAMSTEIN (Gjermani) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin pret takimin e shtatë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Çështjeve Evropiane.

KARDIF (Mbretëria e Bashkuar) – Dorëheqja e kryeministrit të Uellsit Mark Drakeford.

BERLIN (Gjermani) – Presidenti Steinmeier pret kryeministren e Estonisë Kaja Kallas.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz i përgjigjet shtypit në hapjen e konferencës ”Evropa 2024”.

BERLIN (Gjermani) – Fjalimi i Bruno Le Maire gjatë konferencës “EUROPE 2024” në Berlin.

SPRINGFILD (SHBA) – Parapraket presidenciale demokrate në Illinois.

SPRINGFILD (SHBA) – Parapraket presidenciale republikane në Illinois.

LOZANË (Zvicër) – Mbledhje e Bordit Ekzekutiv të IOC./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/3/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like