Avokati i Shalës mohon pjesëmarrjen e tij në Brigadën 128 dhe ekzistencën e fabrikës

by admin
Spread the love

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Pala mbrojtëse e tij, avokati Jean-Louis Gilissen po paraqet deklaratën mbrojtëse, duke treguar me detaje angazhimin e Shalës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gilissen deklaron se Pjetër Shala nuk ka qenë pjesëtar i Brigadës 128, e cila lidhet me fabrikën joekzistente në Kukës, raporton Klankosova.tv.

“Dje pamë prezantime 3D të ndërtesës së burgut, ju uroj për këto imazhe. Por, për një person që nuk e ka vizituar asnjëherë fabrikën dhe nuk u paraqit këtu, se si ishin pamjet brenda kësaj ndërtese. Do të donim ta shihnim se si duken këto dhoma ose salla të famshme dhe të shohim planimetrinë e tyre siç kanë qenë”, thotë Gilissen.

Ai shton se ka vërejtur dallime dhe ndryshime në deklaratat e personave që kanë qenë në ndërtesën e fabrikës.

Avokati përsëritë se klienti i tij, Shala mori vesh për këtë fabrikë për herë të parë në akuzën kundër tij.

“Shpresojmë të shohim verzionin dhe vlerësimin e për një pretendim të ekzistencës të një burgu, të cilin Shala nuk e kishte ditur se ekzistonte deri në momentin kur akuzua, e lëre më të marrë në pyetje persona e as torturuar në këtë fabrikë”, thotë avokati.

“Në të gjitha këto pika, pjesa më madhe e personave që ka intervistuar ZPS-ja, ata kanë deklaruar se kanë kaluar kohë në brigadë dhe në fabrikë, kurse ata që nuk i ka ftuar, kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këto akuza dhe mohojnë që e njohin ose që e kanë parë Shalën në këto ambiente. Ata që nuk u ftuan si dëshmitarë, paraprakisht kanë konfirmuar se Shala nuk ka qenë pjesëtar i kësaj brigade”, shprehet Gilissen, raporton Klankosova.tv.

Avokati i Shalës, po ashtu përmend se ata “nuk konfirmuan e as mohuan ekzistencën e burgut brenda fabrikës”, mirëpo mohojnë se kanë marrë në pyetje.

Prandaj, ai thotë se për anën e tyre është e vështirë të vlerësohet dhe merret seriozisht akuza për ekzistencën dhe veprimet e klientit të tij në një fabrikë të pretenduar në Shqipëri.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, tha Shala para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, të martën më 21 shkurt.

Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje. Ata kanë argumentuar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like