Avdiu për takimin Kurti-Vuçiq: Pati presion të madh diplomatik (VIDEO)

by admin
Spread the love

Eksperti i protokollit, Tomorr Avdiu, vlerëson se në takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, pati presion të madh diplomatik.

Avdiu, në Edicionin Special në Shqip, tha se mbrëmë lehtësisht ishte e kuptueshme se nuk do të ketë marrëveshje finale.

“Takimi i mbrëmshëm nuk ka pasur fitues të plotë por duelizimin mes dy palëve për të rrëmbyer fitoren. Takimi ka pasur një presion shumë të madh diplomatik dhe ata të cilët kanë bërë analiza të djeshme se do të ketë marrëveshje, kanë gabuar”.

“Kur u pa që ka pjesëmarrës vetëm krerë të lartë u kuptua se nuk ka marrëveshje finale. Në marrëveshjen e Prespës kanë zbarkuar të gjithë krerët e ish-krerët evropian. Kjo nënkuptoi dje se nuk do të ketë marrëveshje me firmë por vetëm marrëveshje në parim” u shpreh Avdiu.

Avdiu, mes tjerash, analizoi edhe veprimet e negociatorëve gjatë takimi të djeshëm që mund t’a dëgjoni më poshtë:

https://www.youtube.com/live/5wu4h4kU1xo?feature=share&t=2000

You may also like