Ava Max goditet me shuplakë nga një fans gjatë performancës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pas Bebe Rexhës, edhe këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max, është sulmuar në skenë gjatë një performance.

Max u godit me shuplakë nga një person në Los Angeles. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet se edhe pas sulmit, Max vazhdon interpretimin.

Përmes një postimi, Max ka treguar se është goditur në pjesën e brendshme të syrit.

“Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të jetë pjesë e asnjë koncerti më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në LA!!”, ka shkruar Max në Twitter.

You may also like