Autokritikë e Bayern Munich me Lewandowski, thyen Greuther Furth me “tris”

by admin
Spread the love

Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin 4-1 kundër Greuther Furth të vendit të fundit. Një detyrim për kampionët në fuqi të Gjermanisë, që ishin mposhtur javën e shkuar nga Bochum.

Bavarezët edhe sot u befasuan në fundin e pjesës së parë, kur Hrgota i dha epërsinë Greuther Furth që shkoi në pushim në festë.

Gjithccka ndryshoi në fillim të pjesës së dytë, teksa Lewandowski barazoi shifrat. Një autogol i dha epërsinë Bayern Munich, ndërkohë që polaku më pas realizoi edhe të tretin.

Deri në fund Choupo-Moting shënoi edhe golin e katërt dhe Bayern shkon në “+9”, në pritje të Borussia Dortmund që ndeshet me Borussia M’Gladbach. / oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA 23
Bayern Munich-Greuther Furth 4-1
Shënues:
Lewandowski 47’, 82’, Griesbeck (aut.) 61’, Choupo-Moting 90+1’ / Hrgota 43’

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like